“Kolegët shqiptarë mbajnë familjet me bukë“, Uzuni bën thirrje për kërkesat: I duhen brezave të rinj, dyfish e vështirë në Shqipëri

Myrto Uzuni ka dhënë mëngjesin e sotëm një intervistë për emisionin “Ëake Up“ në “Top Channel“, ku nuk ka lënë pa prekur edhe temën aktuale të futbollit shqiptar, bojkotin e klubeve. Talenti beratas ka dalë pikërisht prej kampionateve shqiptare dhe padyshin që kjo çështje e shqetëson.

Sulmuesi që luan me Ferencvarosh shprehet se ka ende kolegë që ushqejnë familjet e tyre me futbollin dhe për këtë arsye duhet që Qeveria të plotësojë kushtet e nevojshme për sportistët. Madje kërkesat e Ligës sipas tij janë me perspektivë, pasi frytet e tyre do i marrin brezat e rinj të së ardhmes.

“Për sa i përket Kombëtares ekipet e tjera kanë kualitet. Normalisht mungon një pjesë e mirë e Kombëtares të cilët janë të dëmtuar, për sa i përket Kazakistanit uroj që të fitojmë sepse është mundësia. Të rinjtë që kanë ardhur janë me kualitet, uroj që të adaptohen sa më shpejt me ekipin, kushdo që vjen në Ekipin Kombëtar është akoma më i frymëzuar.

Me thënë të drejtën në Shqipëri është dyfish e vështirë kur luan. Unë kam kolegët shqiptarë që mbajnë familjarët me bukë. Shpresoj që qeveria t’i plotësojë kushtet sepse futbolli është pjesë e jetës sonë. Nuk e di a është e drejtë apo jo por shpresoj që të zgjidhet sa më shpejt sepse do t’u duhet brezave të rinj që të ecin përpara”. ka thënë Myrto Uzuni./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online