“Atë ndeshje me Lituaninë po e vuaj ende“, Abrashi synon lart: Kam ardhur për dy fitore në dy ndeshje

Kombëtarja shqiptare po përgatitet për dy sfidat e radhës që e presin në Ligën e Kombeve. Në horizont duket Kazakistani, ndaj të cilit vjen shansi më i mirë për të treguar se ai hap fals me Lituaninë do të mbetet thjesht një rast i izoluar. Në lidhje me duelet e radhës kanë folur në konferencë për shtyp edhe dy prej lojtarëve të Shqipërisë, Amir Abrashi dhe Berat Gjimshiti.

“Pata pak probleme me muskujt, por tani jam mirë. Në stërvitje kam dhënë 100% dhe jam gati për ndeshjen. Unë jam njëri me më shumë ndeshje pas Berishës dhe e ndjej veten mirë. Dua të ndihmoj ekipin me eksperiencën time. Skemat i kam pranuar gjithnjë. Si grup duhet të përmirësojmë ato që na thotë trajneri. Mjafton që grupi të funksionojnë dhe jemi në rrugë të mirë. Shpresoj të marrim 3 pikë me Kazakistanin. Atë ndeshje me Lituaninë jam duke vuajtur mjaft, edhe të tjerët besoj. Kam ardhur për të marrë dy fitore në dy ndeshje.

Maqedoni e Veriut-Kosova? Shpresoj të fitojë Kosova“, ka thënë Amir Abrashi./Halit Delibashi-Sport Ekpsres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online