“Shikojeni, shikojeni! Po ecin në fushë lojtarët”! Dyshime për tjetër teatër, Sadiku: Më erdhi keq që e komentova unë (VIDEO)

0

Nga Klaudio Ndreca

Në Kosovë ka polemika të mëdha në këto javë të fundit të kampionatit, ndërsa vetëm disa ditë më parë ishin ngritur të gjitha institucionet për të mos lejuar trukimin e ndeshjeve. Sa herë që vijnë përballjet e fundit në elitën e Kosovës ka pasur gjithmonë histori të ngjashme.

Këtë herë ishte përballja mes Flamurtarit dhe Dukagjinit e përfunduar në shifrat 4-3. Flamurtarit i duhej fitorja për të mos rënë në vendet e fundit që të dërgojnë në kategorinë më poshtë, ndërsa Dukagjini ishte tërësisht jashtë loje pasi ka vetëm 10 pikë në kampionat.

Rezultati shkoi në shifrat 4-1 për Flamurtarin, por Dukagjini e dërgoi atë në 4-3. Të gjithë menduan se do të kishte minuta të ndezura dhe loja do të bëhej e bukur për të tentuar barazimin, por këtë nuk e dëshironin miqtë. Këta të fundit po mbanin topin në zonën e tyre duke mos provuar asnjë aksion sulmues dhe duke pritur vërshëllimën e fundit të gjyqtarit.

Komentatori Arlind Sadiku i Supersport e ka shoqëruar skenën e ndodhur në këto minuta të fundit me këto fjalë: “Shikoni, kthehet topi mbrapa. Sikur të ishte duke fituar po luan Dukagjini tani. Shikojeni, disa herë kthehet topi mbrapa, edhe te portieri. Dhe sërish te portieri kthehet topi mbrapa. U angazhua shumë Dukagjini që të bënte dramë ndeshjen dhe kur mund të kërkonte barazimin, nuk po e bën këtë. Kjo është e çuditshme. Po ecin nëpër fushë lojtarët. Nëse ishte motivi për t’u bërë 4-3 rezultati përse nuk kanë motiv për barazim”, ka thënë në komentim Sadiku. Gjithashtu pas fundit të ndeshjes teksa shpërndan videon përmbledhëse, Sadiku shkruan: “Më erdhi keq që e komentova këtë ndeshje”. /Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.