“Celtic Supporters Albania”! Tifozët skocezë e dashurojnë Ilir Metën dhe me çudi: Në mes të pandemisë, na mendon ne

0

Nga Klaudio Ndreca

Nëse dikush do të futet në profilin zyrtar të Ilir Metës në “Twitter” është e pamundur të kuptojë nëse flitet për presidentin e Shqipërisë apo për presidentin e klubit të gjigandëve skocezë, Celtic. Shpeshherë për këtë arsye edhe tifozët e Celtic bëjnë humor në rrjetet sociale duke i sygjeruar njëri-tjetrit që videot e golave dhe përmbledhjen e ndeshjes e gjejnë te Ilir Meta, nëse e kanë humbur përballjen në fundjavë.

Presidenti i Shqipërisë ka krijuar një lidhje të ngushtë me mbështetësit e këtij klubi, duke u gjendur shpeshherë dhe duke festuar me ta. Në “Twitter” janë të shumta postimet që Meta bën për Celtic, duke kujtuar nga historia e ekipit, te shpërndarja e golave dhe thirrjet mbështetëse për skuadrën.

Në mbrëmjen e djeshme Meta ka inaguruar së bashku me Rudi Vatën edhe “Albania Celtic Supporters Club”. Kjo e ka shtuar edhe më tepër dashurinë e tifozëve skocezë ndaj presidentit të Shqipërisë, teksa në “Twitter” me komentet e tyre shprehnin gjithë çudinë për mënyrën sesi në mesin e pandemisë dhe kur të gjithë shtetet vuajnë për uljen e numrit të personave të infektuar nga Koronavirusi, gjendet koha për të krijuar diçka të ngjashme. Sigurisht, birrat nuk mund t’i mungonin tryezës pasi duhet një binjakëzim me skocezët. por pa dashur t’i ngjasohet deri në fund, kur flitet për një popull që nuk i njeh saktësisht limitet me alkolin. /Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.