Shifrat nuk gënjejnë, Strakosha është më i mirë se Donaruma

Thomas Strakosha e ka mbyllur pa buzëqeshje sezonin, për shkak të humbjes së Lacios ndaj Interit, por në aspektin personal sezoni i portierit kuqezi ka qenë perfekt.

Pa u ndalur te elozhet e specialistëve apo drejtuesve të Lacios, janë shifrat ato që flasin vetë dhe nuk lënë hapësirë për dyshim: Strakosha është portieri më i mirë U-23 në Itali për sezonin e sapombyllur.

Kompania Opta, e specializuar në grumbullimin e statistikave për kampionatet e mëdhenj dhe çdo futbollist, ka përpiluar formacionin më të mirë të lojtarëve deri në 23 vjeç në Serinë A dhe Strakosha është portieri më statistikat me të mira, duke lënë pas edhe një emër si Xhanluixhi Donaruma, i cili shihet si e ardhmja e Italisë.

Përveç Strakoshës, edhe serbi Milinkoviç-Saviç është përfshirë në top 11, ndërsa Milani përfaqësohet me mbrojtësit Kalabria e Romanjoli dhe sulmuesin Kutrone.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *