Guri: Faleminderit të gjithëve, tani kam ëndrra të reja

Sulmuesi shkodran: Kisha nevojë për një trajner si Pakult dhe një drejtor si Nexhipi. Nuk e kisha menduar ndarjen kaq të vështirë

Jurgen Zela

 

Mund të shënojë nga çdo pozicion, me kokë, nga jashtë zone, nga goditjet e dënimit, por në daljen e djeshme për mediat ishte shumë i emocionuar. E mbante veten Sindrit Guri, i cili nga sot nuk ëhstë më lojtar i Kukësit. I përlotur në fundin e ndeshjes, por po aq elegant sa në fushë dhe në përgjigjet për gazetarët. Guri i falënderon të gjithë dhe nuk harron askënd. Shkodrani beson se në të ardhmen e presin kontrata të reja, por ka një tjetër ëndërr tani, që ai e zbulon dhe e konsideron si të arritshme. Guri flet fjalët e fundit si kuksian, pasi nga sot është… “belg”.

PËRSHËNDETJA E GURIT – “Të them të drejtën nuk ma mori mendja para ndeshjes të kisha kaq shumë emocionuar. Në fund mu duk se gjithçka përfundoi dhe nuk mund ta përshkruaj, kam kaluar dy sezone shumë të mira, si me stafin dhe me presidentin apo dhe çdo trajner që kam pasur. Që kur kam filluar të luaj futboll, duhet që t’i falënderoj të gjithë. Duhet t’i jem mirënjohës të gjithëve. Dua të falënderoj Kukësin dhe presidentin Safet Gjici, për të vazhduar më pas me trajnerin Ernest Gjoka e Mlladen Milinkoviçin. Po ashtu dhe profesor Peter Pakultin, të cilin e respektoj shumë dhe më ka ndihmuar pa masë. Në fund të ndeshjes isha shumë i emocionuar kur u ndava nga ai. Kam kaluar dy vitet më të mira të karrierës deri më tani. Nuk do të gjej në asnjë skuadër çuna siç i kam gjetur këtu, ndaj isha shumë i emocionuar. Më kanë përkrahur shumë. Po ashtu dhe nga tifozët. Nuk jam mirë me fjalët në këto momente. Futbolli i ka këto, por unë nuk do i harroj ato që kam kaluar këtu. Nuk do e harroj të kaluarën time, ku kam pasur dhe momente të këqija, ku kam pasur ulje dhe ngritje. Te Kukësi kam pasur një rritje dhe i falënderoj të gjithë ato që kanë ndikuar te rritja ime. Të gjithë janë faktorë”.

SHPËRTHIMI I SHKODRANIT – “Ishin shumë faktorë që erdhi ky shpërthimi i imi. Unë kisha nevojë për hapësirë dhe për minuta. Kisha nevojë për dikë që të besonte shumë tek unë. Kisha nevojë për një trajner si Pakult dhe për një drejtor si Nexhipi, që më përkrahte gjatë gjithë kohës duke më thënë se unë mund të bëjë më tepër. Po ashtu dhe përkrahjen e çunave që më kanë ndihmuar gjatë gjithë kësaj periudhe, si ato që kanë qenë me ne gjatë këtij sezoni, ashtu dhe ato që kanë qenë edicionin e shkuar. Pa to nuk do të kisha shënuar kaq shumë. Ishin çelësi i suksesit të golave të mi”.

MAJI I SUKSESIT – “Ishte hapi i madh për mua dhe gjithmonë e kam ëndërruar që të transferohem diku jashtë. Për mënyrën sesi erdhi nuk po iki dhe me aq shumë kënaqësi, pasi siç u pa u emocionova shumë. U ndjeva shumë i emocionuar nga të gjithë që ishin sot këtu. Uroj të kem kontrata të tjera në vazhdim”.

KOMBËTARJA – “Sa i përket kombëtares, duhet të jap më të mirën time. E kemi për detyrë që të japim më të mirën për Kombëtaren. Nuk e mendoj asnjëherë që do jem kalimtar në Kombëtare që të jem këtë radhë apo dhe një grumbullim tjetër e të mos grumbullohem më. Edhe kalimi te Ostende besoj se do ndikojë në pjesëmarrjen time në Kombëtare, Do mundohem të shënojë sa më tepër dhe kam besim se do ia arrij. Ëndërr e kam që të jem përfaqësues dhe nuk besoj se është diçka e paarritshme”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online