Shifrat flasin, kjo Fiorentina e së ardhmes

Pjaca, Mirajas, Çekerini, Lafont, Gerson, Edmilson dhe Hanko janë përforcimet e Fiorentinës për sezonin e ri. Merkato e mirë, por mbi të gjitha gjak i ri dhe lojtarë me kualitet. Drejtori sportiv i ekipit “Viola” ka përforcuar ekipin për sezonin e ri dhe jo vetëm. E ardhmja është e ndritur dhe Fiorentina ka nisur një cikël të ri, pasi është ekipi me moshën më të re në Serinë A. 23.45 vjeç është mosha mesatare e ekipit të Piolit, i cili ka ka një ekip të bukur dhe detyra e tij është ti rrisë këta lojtarë me synimin për të arritur Kupat e Europës.

Duke lënë mënjanë belgun Mirajas (30 vjeç) dhe Çekerinin (25 vjeç), i cili do të konkurrojë për një post titullari më mbrojtësit si Milenkoviç (20 vjeç) dhe Pezela, të tjerët janë lojtarë të rinj në moshë. Çeku Hanko (21 vjeç), mesfushori Norgard (24 vjeç), Edmilson Fernandez (22 vjeç), Gerson (21 vjeç), portieri Lafont (19 vjeç) dhe Pjaca (23 vjeç).

Dy të fundit janë dhe dy nga blerjet më të mira të Fiorentinës. Portieri francez, Alban Lafont, i cili thërritet si “Donaruma francez”, u mor nga Tuluza për 8.5 milionë euro. Korvino veproi shpejt dhe mposhti konkurrencën e shumë klubeve të tjera që ishin vënë pas gardianit të talentuar. Një afrim fantastik ishte dhe sulmuesi kroat, Marko Pjaca, i cili do të formojë një treshe interesante në repartin ofensiv bashkë me Simeonen (23 vjeç) dhe Kiezën (20 vjeç).

Kualitet, energji dhe rini. Në Firence kanë nisur të ëndërrojnë dhe Fiorentina duket në rrugën e duhur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online