Shifrat e dy fazave, njihuni me lojtarët e “skuqur” në Superiore

Në Angli numri 13  është ters. Në Superiore është numri i lojtarëve të ndëshkuar me kartonë të kuq në dy fazat e para të Kategorisë Superiore. Dy janë klubet të cilat janë ndëshkuar më së shumti: Laçi dhe Luftëtari. Te bardhezinjtë bie në sy fakti që tre futbollistë kanë marrë kartonin e kuq direkt, madje të tre këta lojtarë janë nga ata që kanë për detyrë të shënojnë dhe krijojnë raste.

Bojan Najdenov është i pari i ndëshkuar, për t’u pasuar nga Redon Xhixha dhe Elvi Berisha. Te Luftëtari Xhekson është lojtari i vetëm që e ka parë të kuqin t’i ngrihet direkt para syve. Nemanja Janiçiç dhe kapiteni Behar Ramadani janë ndëshkuar pas dy të verdhëve.

Te skuadra e Skënderbeut Kaba Sambou dhe Leonit Abazi kanë dalë nga loja pasi arbitri u ka treguar edhe të verdhin e dytë, ashtu sikurse ka ndodhur edhe me Fabio Beqja dhe Lansinet Sidibe te Teuta. Te Kukësi i vetmi që ka marrë të kuq është Uilliam Kordeiro, kurse te Tirana e Kastrioti janë ndëshkuar mbrojtësit Erjon Hoxhallari dhe Emiljano Çela.

Partizani, Flamurtari e Kamza janë ekipet që nuk kanë asnjë të ndëshkuar me karton të kuq në dy fazat e para të Kategorisë Superiores.

LOJTARËT E NDËSHKUAR
Laçi:
Elvi Berisha, Redon Xhixha, Bojan Najdenov
Luftëtari:
Xhekson, Nemanja Janiçiç (2 të verdhë), Behar Ramadani (2 të verdhë)
Teuta:
Fabio Beqja (2 të verdhë), Lansinet Sisibe (2 të verdhë)
Skënderbeu:
Kaba Sambou (2 të verdhë), Leonit Abazi (2 të verdhë)
Kastrioti:
Emiljano Çela
Tirana:
Erjon Hoxhallari (2 të verdhë)
Kukësi:
Uilliam Kordeiro (2 të verdhë)
Partizani, Flamurtari, Kamza:
Asnjë karton të kuq

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *