Shifrat e “çmendura”, edhe shqiptarët pjesë e rekordeve të Interit

Edhe pse te Interi e pranojnë se ende nuk janë anti-Juventusi, por besojnë se mund të rivalizojnë me bardhezinjtë në këtë sezon, ecuria e skuadrës në Serinë A, ku renditen në vendin e dytë dhe rikthimi në Champions League ka entuziazmuar tifozët. Këtë e tregojnë statistikat, ku sa herë skuadra luan në stadiumin “Meazza”, mbështetësit zikaltër janë aty.

Për dy ndeshjet e radhës ndaj Xhenoas dhe Barcelonës, në impiant pritet të jenë të pranishëm plot 140 mijë spektatorë. 65 mijë tifozë do të jenë në tribuna për ndeshjen e kampionatit, ndërsa stadiumi pritet të jetë i mbushur me kapacitet të plotë për supersfidën e Champions-it ndaj “blaugranave”.

Ajo e së shtunës, kundër ekipit të Ivan Juriç do të jetë një ndeshje speciale për klubet e tifozëve nga e gjithë bota, mes tyre edhe “Inter Club Albania”. Sipas “Gazzetta dello Sport”, eventi do të sjellë në stadium mbi 21 mijë tifozë nga më tepër se 20 shtete të ndryshme të botës: nga Kina, Shtetet e Bashkuara dhe Panamaja, për të vazhduar me Arabinë Saudite, Marokun dhe Shqipërinë.

Këtyre grupimeve do t’u shtohen edhe më tepër se 100 autobusë me tifozë nga Italia dhe Europa, të cilët do të zbarkojnë në Milano. Grupimet “Inter Club” numërojnë mbi 120 mijë anëtarë në të gjithë botën, për një total prej 855 klubesh të ndryshme në 65 vende, ku mes më aktivëve dhe pjesë e rekordit janë edhe tifozët zikaltër në Shqipëri.

Duke llogaritur derbin e fituar ndaj Milanit, ku stadiumi ishte plotësisht i mbushur me 77,512 spektatorë, Interi është skuadra që ka mesataren më të lartë të tifozëve në tribuna në kampionatin aktual të Serisë A me 61,677 të pranishëm. Sezonin e kaluar, Interi arriti kuotën e 1,093,053 tifozëve bë stadium gjatë kampionatit, ndërsa deri më tani, kur janë luajtur dhjetë javë, shifrat janë mbresëlënëse, me 308,385 spektatorë të pranishëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online