Andri Shevçenko është një nga sulmuesit më të mirë në historinë e Milanit dhe të gjithë futbollit. Në një postim në Instagram, legjenda e Milanit, kujton një nga “pikat më të larta” të karrierës së tij.
“14 vjet më parë unë fitova topin e artë. Falenderoj Milanin, Ukrainën, trajnerët dhe tifozët që më ndihmuan për fitimin e këtij çmimi prestigjoz”, shkruan ukrainasi.
Përveç Milanit, ai ka luajtur edhe tek londinezët e Çelsit . Tek blutë e londrës, Shevçenko ka zhvilluar 48 paraqitje dhe 9 gola. Nuk mund të lihet pa përmendur fitimi i Champions League me Milanin në vitin 2003. Shevçenko mbetet një nga ”Ikonat” e klubit kuqezi, për vetë faktin se ai ka bërë shumë për atë fanellë.