Andri Shevçenko tashmë drejton Ukrainën dhe nesër për të është programuar një ndeshje me Italinë. “Jam shumë i lumtur të kthehem në Itali, është një vend që më ka dhënë shumë. Është bukur edhe për mua të sjell skuadrën time për të luajtur në këtë stadium kundër Italisë”, u shpreh tekniku para takimit që do të luhet në Xhenoa.
Më tej Shevçenko foli për gjendjen e skuadrës së tij: “Po përpiqemi të caktojmë në fushë një skuadër kompetitive, edhe pse kemi pasur disa probleme së fundmi. Në këtë periudhë është e vështirë të gjesh ekuilibrin me lojtarët. Nuk kemi Jarmolenkon në këtë ndeshje, pjesën tjetër do ta shihni. Megjithatë në fushë do të shihni një ekip konkurruese që do të kërkojë të bëjë një lojë të mirë. Formacioni? Nuk kam sekrete si Mançini, por kam vështirësi dhe vetëm pas stërvitjes së fundit do të shohim reagimin e lojtarëve”.
VËSHTIRËSITË E ITALISË – “Kanë shumë lojtarë të dëmtuar. Mendoj se Italia është e mbushur me talente. Ndoshta nuk kanë gjetur akoma një lojtar në sulm që të jetë shumë i rëndësishëm. Por kanë shumë talente, Italia gjithmonë ka pasur lojtarë të mirë. Për shembull është një Milan që po bën mirë. Si e shpjegoj vështirësinë që po kalon Italia? Është e vështirë ta shpjegosh, nëse ju nuk mund të gjeni një shpjegim. Unë gjithsesi shoh lojtarë me potencial, të cilët kanë nevojë për pak kohë”.
SHUMË LOJTARË NGA SHAKTJARI – “Është ekipi më i fortë, por për fat të keq shumë lojtarë të mirë nuk luajnë titullarë. Kampionati ynë ka humbur shumë prej problemeve, por unë shoh një vullnet të madh të djemve. Shqetësohem për nesër, sepse të luash në Itali nuk është e lehtë”.
BERLUSKONI TE MONZA – “I bëra komplimente për këtë aventurë të guximshme. Është bukur të kthehet përsëri në futboll së bashku me Galianin. Unë në stol? Kemi bërë shumë shaka me këtë gjë, por jam i angazhuar me ekipin kombëtar dhe dua të bëj një punë të mirë dhe ta çoj Ukrainën në Europian”.
TË QENURIT TRAJNER I UKRAINËS – “Është nder për mua të jem trajner i ekipit kombëtare. Kemi një detyrë të rëndësishme përpara. Mora drejtimin e ekipit si trajner pas Euro 2016. Nuk ishte e lehtë për mua, pasi lojtarët ishin poshtë moralisht. Na u desh që të punonim shumë, t’u jepnim siguri dhe të ndryshimin mënyrën e lojës. Për këtë arsye duhet kohë. Humbëm përballë një Kroacie të fortë. Tani kemi gjetur sigurinë, disa lojtarë kanë reaguar mirë dhe më bën ta shoh të ardhmen me sy pozitiv. Qëllimi ynë është të kualifikohemi në Europian dhe të jemi kompetitivë”.
TRAGJEDIA NË XHENOA – “Kemi vizituar edhe urën sot. U përpoqëm të qëndromin pranë popullit italinë, pranë popullsisë xhenoveze në këtë tragjedi. Shumë njerëz kanë vdekur, ka kaq shumë njerëz që kanë mbetur të pastrehë. Është e vështirë të gjesh fjalë për atë që ndodhi. Itali është shtëpia ime e dytë dhe i qëndroj pranë në këto momente”.