Mançini: Nuk kemi probleme në sulm, nuk është e lehtë të jesh lider

Trajneri i Italisë Roberto Mançini ka folur në konferencën e zakonshme për shtyp në prag të ndeshjes që skuadra e tij do të zhvillojë ndaj Ukrainës. Numri 1 i stolit italian komentoi gjendjen e skuadrës, duke u ndalur dhe në emra të përveçëm.

PROBLEME NË SULMI – “Jo, nuk ndaj këtë mendim. Lasagna do të jetë sot me ekipin dhe them se e kemi të kompletuar atë repart. A do të luajmë me një 4-2-3-1? Të jem i sinqertë nuk e di. E sigurt është se disa lojtarë do të luajnë në të dyja ndeshjet që kemi”.

VERRATI – “Kthehet pas një kohe të gjatë dhe më bëhet qejfi teksa e shoh bashkë me pjesën tjetër të skuadrës. Nuk është e njëjta gjë si në klub dhe në Kombëtare, por them se mund të nda ndihmojë me eksperiencën e tij. Porta? Do të jetë Donaruma nga minuta e parë”.

URA – “Kur arrita atje e pash se sa gjë e tmerrshme ishte, nuk është e njëjta gjë teksa sheh nga televizori dhe kur je aty. E di sa e dhimbshme është për ata fëmijë që kanë humbur ndonjërin nga prindërit. Ne u munduam që t’u rikthejmë sadopak buzëqeshjen.

KELINI – “Do ta shohim nesër nëse do të ketë mundësinë për të luajtur në të dyja ndeshjet. Gjithçka varet nga ana fizike e tij”.

NDESHJA – Uroj që t’i sjellim pak gëzim njerëzve në Xhenoa nesër. Kam besim se skuadra do të luajë mirë”.

LIDERI – Nuk është e lehtë të jesh lider në Kombëtare. Një lider zakonisht duhet të ketë eksperiencë. Lideri duhet të jesh në të gjitha drejtimet dhe unë kam besim se kam mjaft lojtarë që mund të jenë të tillë në fushë.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online