Ekipi i Peruxhias garon në Serinë B dhe sezonin e ardhshëm ëndërron rikthimin në elitë. Gjatë ditës së sotme ishte programuar miqësorja kundër Casarano, ekip që garon në Serie D, ndryshe divizioni i katërt i futbollit italian.
Pak para nisjes së ndeshjes ka ndodhur një përplasje mes tifozerive. Ultrasit e Peruxhias kanë sulmuar homologët e Casaranos dhe mes palëve ka nisur një “luftë” e vërtetë. Shkaku? Tifozët janë zënë për vendin ku do të rrinin.
Stadiumi ku ishte vendosur të luhej ndeshja kishte vetëm një tribunë dhe sherri nuk është evituar dot. Casarone ka marrë një vendim, duke mos pranuar të zbresë në fushën e blertë.
Ekipi puljez ka shprehur solidaritetin me tifozët e dhunuar, të cilët u sulmuan dhe u dhunuan nga ata të Peruxhias.