Leonardo dhe Maldini, ja plani i fshehtë për Rabiot!

0

Sipas asaj që referon Le10Sport.com, adresë franceze, Milani është duke punuar në fshehtësi për goditjen “Rabiot”, sa i përket qershorit 2019, kur talenti francez do të shkojë në skadencën e kontratës me PSG.

Drejtuesit kuqezi kanë mbajtur kontaktet “e nxehta” më agjentin e futbollistit javët e fundit për të bindur mesfushorin që të bashkohet me projektin e “Djallit” dhe të konsiderohet lider.

Leonardo dhe Maldini, sakaq, janë të bindur se do t’ia dalin që të bëjnë për vete Rabiot, aq sa edhe familja i ka dhënë sinjale pozitive, por frika më e madhe është që PSG t’i ofrojë një kontratë të pasur për të rinovuar, pra më shumë se 8 mln euro në sezon.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.