Shembulli norvegjez, pastrim dhe… akullore

Molde e fitoi edhe ndeshjen e dytë me Laçin me rezultatin 0-2 (të parën e kishte fituar 3-0), ndërkohë që në mbështetje kishin edhe disa tifozë në ndeshjen e kthimit në fushën e kurbinasve. Jo shumë, as të zëshëm, fundja kjo edhe prej numrit të atyre që kishin marrë rrugën për në Shqipëri.

Gjatë gjithë kohës ndoqën të qetë ndeshjen, kënduan ndonjë moment, duartrokitën dhe në fund ikën të gëzuar. Si e mposhtën vapën? Me ujë dhe akullore. Zakonisht në ndeshjet e kampionatit nuk të lejohet asnjë shishe, por miqtë (duhet thënë që as vendasit nuk shkaktuan asnjë problem) u treguan korrektë.

Nuk mbetet pas as klubi, që kishte mbërritur në Shqipëri me staf të plotë dhe gjithçka ishte e mirëmenduar. Pas ndeshjes, pankina e tyre ishte pastruar e tëra. Një shembull që e japin për të dytën herë në vendin tonë, pasi më parë të njëjtën gjë kishte bërë edhe Norvegjia U19 pas një ndeshje me Shqipërinë U19. Shembull!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online