Shembulli i një kampioni, Marku: Krenar për Shqipërinë, faleminderit Greqi

Sporti nuk mbetet larg zhvillimeve politike dhe kjo u konfirmua pas tensionit më të fundit ndërmjet Shqipërisë dhe Greqisë, pas vrasjes nga forcat RENEA të ekstremistit Kostandino Kaçifa, në Bularat. Por, nëse politika i tensionon marrëdhëniet, si ndodhi me fqinjët tanë, sporti tregon anën tjetër: atë të një bashkëjetese për t’u vlerësuar.

Ai që ka dhënë shembullin e një kampioni të vërtetë është Florian Marku, “dinamiti” që duelon me flamurin shqiptar, por pa e harruar asnjëherë mbështetjen dhe mësimet e marra në Greqi, drejt ëndrrës së tij në ringun e MMA-së. Në një intervistë për “Gazzetta.gr”, luftëtari kuqezi tha: “Jam nga Shqipëria. Nuk jam përballur kurrë me racizmin: kam qenë gjithmonë i mirëpritur në Greqi dhe Austri”.

“U rrita në Greqi, familja ime jeton këtu. Kam filluar sportin në Greqi me mësues grekë, të cilët janë si familja ime. Në Greqi nuk e kam ndjerë asnjëherë faktin që jam nga një tjetër vend. A mund ti bashkoj dy popujt me duelet e mia? Kjo është një prej gjërave që më motivojnë. Një arsye përse në ring i ngre të dy flamujt pas fitoreve, nuk kemi asgjë që na ndan”.

Rreth ngjarjes në Bularat, Florian Marku shtoi: “Një shtet nuk mund të varet nga një person i vetëm dhe të ndryshojë mendimi i gjithë shoqërisë. Rrjedha e viteve ka treguar se ne jemi të kënaqur me njëri-tjetrin dhe nuk ka racizëm. Sporti si mënyrë kundër racizmit? Sporti mund të ndryshojë shumë gjëra dhe të ndikojë pozitivisht në një situatë. Unë jam nga Shqipëria, jam krenar për këtë, por nuk do të rresht kurrë së falenderuari Greqinë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online