Shembet stadiumi legjendar “Ghencea”, copëza të tij dhuratë ish-lojtarëve

Stadiumi “Ghencea” i Steauas së Bukureshtit është i famshëm, madje e quajnë si tempulli i futbollit rumun. Histori e lavdishme me shumë klube e lojtarë të mëdhenj që kanë luajtur aty, por stadiumi nuk do të jetë më që nga data 28 gusht. Ai do të prishet dhe futbolli rumun humbet kështu një pjesë të historisë së tij.

Copëza të fushës do iu dhurohen ish-lojtarëve të famshëm që kanë luajtur në këtë stadium, ndërsa stolat e stadiumit do t’iu dhurohen tifozëve, të cilëve do t’iu jepet mundësia të kenë një kujtim të vogël nga stadiumi i Steauas.

Ai u inaugurua me 9 prill të vitit 1974, ndërsa ndeshjen e fundit Steaua zhvilloi ndeshjen e fundit në këtë stadium para tre vitesh, ndërsa pritet ndërtimi i një tjetër stadiumi modern, që do të ketë 30 mijë vende dhe do të kushtojë rreth 60 milionë euro. Rumania do të presë disa nga ndeshjet e Euro 2020 dhe stadiumi i ri është zgjedhur për të luajtur një nga sfidat.

 

https://www.youtube.com/watch?v=eY-nb1StYXw

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *