Malaga bëri një paraqitje zhgënjyese teksa u mund në shtëpi nga skuadra modeste e Ekstramadurës. Humbja e sotme e bën thuajse të pamundur kualifikimin automatik në La Liga, pasi vendi i dytë është tashmë gjashtë pikë larg, kur kanë mbetur dhe tetë javë kampionat.
Shpresa e vetme e Malagës për t’u rikthyer në elitën e futbollit spanjoll është fitimi i fazës play-off, ku marrin pjesë katër ekipet e renditura nga vendi i tretë në të gjashtin.
Për t’i dhënë një dush të ftohtë ekipit ka menduar pronari i klubit, Sheiku Abdulla Al-Thani, i cili ka kërcënuar pa vënë gishtin te ndokush në veçanti me anë të një mesazhi në “twitter”.
It’s very bad for everyone ,
Soon ???out
I try a lot but something not normal at all I do not understand
I trust our players and they will fight for this color blue and white— Abdullah N Al Thani (@ANAALThani) April 13, 2019
Është shumë keq për të gjithë. Unë po përpiqem shumë, por diçka nuk është fare normale, nuk e kuptoj. U besoj lojtarëve dhe ata do të luftojnë për këto ngjyra.
Është e qartë që mllefi i pronarit është drejt trajnerit Juan Munjiz, i cili është tekniku më i paguar në Segunda Divizion, më shumë gjasa 50-vjeçari s’do ta ketë të gjatë.