Shehu zbret në fushë, nis aventurën si bardhezi

Laçi i është rikthyer përgatitjeve, pas pushimit të së dielës. Kurbinasit janë vënë nën urdhrat e trajnerit Sulejman Starova, ndërkohë që më bardhezinjtë është bashkuar edhe mesfushori Julian Shehu.

Futbollisti që spikati me Kastriotin ishte objektiv i disa skuadrave të Superiore, teksa pas tij ishin vënë Kukësi, Teuta dhe Partizani. Këta të fundit, kampionë të vendit, ishin favoritët dhe mes palëve pati edhe një lloj akordi.

Gjithsesi ishte Laçi që u tregua më konkret dhe bindi Kastriotin dhe lojtarin. Ende nuk dihet se cila është marrëveshja mes klubeve, por sigurisht që kurbinasit do të paguajnë për kartonin dhe krutanët do mbajnë përqindje.

Mesfushori Julian Shehu (26) në stërvitje me Laçin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *