Shehi “shtrydh” ekipin, nuk ka fjalë me teknikun e ri

Mbase kishte dyshime në momentin që Orges Shehi mori drejtimin e Skënderbeut, por presidenti Ardjan Takaj e njeh mirë 40-vjeçarin. Ai e di se ish-portieri është superprofesionist dhe i përkushtuar. E njeh ambientin, futbollistët, dhe nuk ka nevojë që të “shkrihet” me grupin, pasi është pjesë e tij.

Shehi është një trajneri i rreptë, pasi shihet qartë dhe në programin e tij stërvitor. Futbollistët nuk kanë shumë fjalë dhe duhet të ulin kokën e të punojnë. Kaq është detyra e tyre. Ekipi i Skënderbeut zhvilloi paraditen e sotme seancën e parë stërvitore.

Grupi u stërvit në stadiumin e Skënderbeut, ndërsa Shehi kishte në dispozicion të gjithë grupin. Numri një i stolit tani pret afrimin e Tefik Osmanit. Ky i fundit nuk ka gjetur gjuhën e përbashkët ende me klubin korçar. Gjasat janë që të rikthehet sërish në Korçë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online