Shkëmbi “u shtrëngon rripin” durrsakëve

Teuta po bëhet gati për sezonin e ri futbollistik. Prej ditës së martë durrsakët janë zhvendosur në Ohër ku po zhvillojnë fazën përgatitore dhe tanimë trajneri Bledi Shkëmbi së bashku me stafin e tij po përkujdesen që lojtarët të marrin ngarkesën e duhur fizike.

Vrapime në distanca të ndryshme, rezistencë, por edhe lojë: gjithçka sheh në stërvitjen e durrsakëve, që sivjet kanë objektiva të ndryshme. Në fakt edhe dy sezonet e fundit synimet kanë qenë të tjera, por në fund është rrezikuar qëndrimi në Superiore.

Besohet shumë se me lëvizjet e bëra në merkato, por edhe më afrimet e tjera që pritet të bëhen, Teuta nuk do të ketë probleme dhe minimalisht do kërkohet të sigurohet një vend që të çon në kupat e Europës. Deri më tani gjithçka po shkon sipas planit dhe optimizmi është i madh që këtë sezon durrsakët do të jenë një ekip tjetër.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online