Skënderbeun do pret ditën e nesërme Luftëtarin për të përfundimisht “ulur perden” e këtij sezoni. Trajneri i skuadrës korçare, Orges Shehi, foli para medieve në lidhje me këtë takim, ku u shpreh se sezoni që po mbyllet ishte pozitiv për të duke parë rrethanat të cilat ndodhet klubi.
“Ky është 90 minutëshi i fundit, pasi me Kamzën nuk luajmë. Do të përpiqemi të japim maksimumin për t’u renditur sa më lart në tabelë. Shpresoj ta mbyllim sezonin ashtu siç e nisëm, me fitore. Skënderbeu ka nevojë vetëm për disa gjëra të vogla, pasi kush e ka parë Skënderbeun, e ka kuptuar se luajmë futboll. Disa detaje të vogla na kanë kushtuar shumë pikë”, përfundoi Shehi.
“Ka qenë një javë me shumë probleme përsa i përket dëmtimeve, por të paktën kemi rikuperuar Radasin dhe Bregun, të dy ata do të përfshihen të nesërmen në 18-she”.
“Kemi zhvilluar një sezon pozitiv, dihet që ky sezon ishte një tranzicion i madh për ne, por më e rëndësishmja është sinjali që do të japë ‘CAS’.