Skënderbeu do të provojë të ketë të njëjtin sukses si në fazën e parë ndaj Kukësit, por këtë herë larg fushës së tij. Juglindorët morën pikë të plota në takimin e zhvilluar në Korçë, por në Kamzë e dinë mirë se do të jetë tjetër muzikë.
Për “RTSH Sport” trajneri i Skënderbeut Orges Shehi foli shkurtimisht për takimin me verilindorët. Ish-portieri veçoi faktin se do të jetë një ndeshje e veçantë ndaj Kukësit, për faktin se në vitet e fundit kundërshtari ka qenë gjithnjë një rival direkt për titull .
“Është një ndeshje mes dy rivalëve. Kukësi jo vetëm tani, por dhe në të shkuarën ka qenë një prej rivalëve më të fortë. Është një ndeshje me rëndësi të veçantë për ne. Vijmë pas një ndeshje që kemi luajtur mirë por nuk kemi marrë pikët”.