Shehi: Muzaka ndryshoi fatin e ndeshjes, ja pse nuk luajti titullar

Trajneri i Skënderbeut, Orges Shehi, është shprehur mjaft i gëzuar për fitoren ndaj rivalëve direkt të Partizanit. Në prononcimin e tij për emisionin “Gol pas Goli” në “Supersport”, tekniku i korçarëve foli mbi gjendjen fizike të Muzakës dhe për lojën e skuadrës së tij në këtë takim.

DILEMA MUZAKA – “Për Muzakën kam pasur dilemën më të madhe, pasi kishte një kontraktim dhe nuk rrezikuam që në fillim. Menduam ta ruanim si alternativë duke ditur se ai është deçiziv në disa ndeshje. E vërtetoi dhe sot që është lojtar me cilësi dhe sot ndryshoi rrjedhën e lojës.

KAMPIONATI – “Kampionati është i gjatë. Na jep besim kjo fitore dhe më shumë ego. Jemi të qartë se na pret një rrugë e gjatë dhe duhet të jemi me këmbë në tokë dhe të punojmë. Nëse mendojmë se kemi arritur diçka futbolli të fundos, të fut nën dhe, por ky sukses na jep besim”.

“Muzaka ka bërë vetëm 2 ditë stërvitje dhe jo plotësisht me grupin. ishte pamundësi. Nuk doja të rrezikoja ta humbisja për të ardhmen. Ka qenë realisht i pamundur për të dhënë 100%, pasi është stërvitur pak dhe nuk është mjaftueshëm, ishte zgjedhja ime se ai ndryshon fatet e lojës. Kisha si qëllim mos ta dëmtoja, pasi na vlen shumë dhe na duhet”.

“Arnaud ka ardhur më vonë dhe nuk është në gjendjen e duhur fizike. E kam kërkuar një mesfushor dhe pozicion ku luan ai Muzaka dhe Demte nuk na krijon shumë mundësi dhe është një zgjedhje e detyruar”.

“Me sa kemi parë. Partizani ka lojtarë cilësor para. Kishim punuar që të mos rriskonim tek topi i dytë, pasi mund të ndëshkoheshim. Në pjesën e parë nuk po e mbanim dot topin. Loja jonë nuk e kërkon topin e gjatë, me kalimin e minutave gjendja u stabilizua”.

“Fitorja të kënaq, pasi arritëm sukses ndaj një rivali direkt. Nuk mund ta mohoj se nuk na kënaq, por ka vend për përmirësim që të ecim akoma dhe më gjatë”, përfundoi Shehi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online