Trajneri i Skënderbeut, Orges Shehi ka folur në një lidhje direkte në emisionin “Sport News Plus” në “News24”. Tekniku durrsak k komentuar si ndeshjen me Kamzën sot ashtu dhe takimin javës së ardhshme me Partizanin, por dhe rivalitetin me Kukësin ashtu dhe vendimin e CAS.
NDESHJA ME KAMZËN – “Ne do tentojmë për të bërë më të mirën dhe për të marrë më të mirën nga lojtarët. Duhet të shohim ndeshjen e radhës, nuk duhet të shohim për më gjatë. Ka qenë një nga ndeshjet më të dobëtat. I gëzohemi pikëve. Kamza meritonte më shumë dhe nuk ishim aty ku duhet”.
PAGAT – “Edhe para ndeshjes e kam shpjeguar se te Skënderbeu nuk ka pasur probleme pagash dhe lojtarët janë të qetë”.
CAS – “Ne jemi pjesë e fushës. Klubi ka struktura. Duhet të përqendrohemi në fushë. Nuk do ta kemi mendjen tek të tjerat gjëra. Kurdo që të dalë vendimi ne nuk do të ndikohemi, pasi jemi të përqendruar tek fusha, ku duhet të japim maksimumin.
NDESHJA ME PARTIZANIN – “Është një përballje mes dy skuadrave që kanë bërë mirë në fazën e parë. Kampionati është i gjatë dhe janë disa skuadra shumë të mira. Është vetëm ndeshja e radhës, por nuk vendos asgjë”.
KUKËSI APO PARTIZANI? Është një kampionat shumë i vështirë, Nëse nuk përqendrohesh edhe skuadrat që nuk janë për titull të marrin pikë. Janë skuadra të mira. Ne duhet të shohim punën tonë dhe t’i marrim ndeshjet një e nga një”.
MERKATO “Kemi pasur një strategji për të punuar me djem të rinj, të cilët po bëjnë shumë mirë dhe kam i kangur nga ato. Çdo ekip ka nevojë për ndërhyrje. Janari është shumë larg dhe më pas do të vendosim, pasi kemi dhe një fazë për të luajtur”.
KUKËSI – “Kukësi është kundërshtar i vështirë, skuadër me mentalitet. Ka shumë cilësi në skuadër, por dhe një trajner si Cungu. Është rivali ynë, por është një rival i denjë për titullin”.