Shehi: E kisha parashikuar Partizanin në short, preferoja ndonjë rival spanjoll

0

Orges Shehi do të shkelë sërish në Beograd, pikërisht në sezonin kur mendonte se do e kishte lënë futbollin. Europa nuk e lë Shehin, i cili do të ndeshet me Partizanin, në stadiumin e “luftës” së para dy viteve.

Për “Sport Ekspres”, kapiteni korçar komenton kthimin në Beograd, shortin dhe preferencat e tij.

Vërtet grup i sikletshëm. Të tre ekipet janë shumë të forta, edhe Jang Bojs. Megjithatë, futbolli është i paparashikueshëm, kush e priste që ne të fitonim 3-0 ndaj Sportingut.

“Partizani përballë? Në fakt, sikur e parandjeva, që dje e mendova dhe u thashë edhe shokëve që mund të na bjerë Partizani. Edhe Dinamon e Zagrebit e kisha parandier, isha i sigurt që do ndesheshim me ta. Ajo që ndodhi në Beograd para dy vitesh është e shkuara, nuk e mendojmë shumë. Kanë kaluar dy vite, duhet të shohim përpara, nuk presim historia të ngjashme.

“A është short i mirë? Personalisht, do kisha preferuar ndonjë klub spanjoll, për mënyrën si luajnë, për ambientin, atmosferën dhe mënyrën si e jetojnë futbollin. Gjithsesi, shortin e dimë tani, duhet të përballemi me këto ekipe që na vuri përballë shorti”.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.