Skënderbeu ka filluar stërvitjen prej disa ditësh në “Tropikal Resort” në Durrës. Ecuria e dobët e dhjetorit, ka bërë që Skënderbeu ta shohë veten në vendin e pestë të tabelës, shtatë pikë larg kryesuesve të Partizanit. Për këtë, por edhe për çështje të tjera, ka folur trajneri i korçarëve Orges Shehi, në një intervistë për “RTSH Sport”.
“Ka qenë një muaj i keq për ne përsa i përket rezultateve, jo i përsa i përket lojës. Kemi luajtur shumë mirë, por s’kemi marrë pikët. Shpresoj që kjo gjë të ketë kaluart tashmë”.
MERKATO – “Sigurisht që kemi nevojë të afrojmë lojtarë, por dihet që merkato e janarit nuk të jep shumë mundësi. Kemi piketuar dy tre lojtarë dhe shpresojmë që përforcimet të na vijnë sa më shpesh”.
“Unë jam dakord që Skënderbeu i tetë viteve nuk ka qenë në këtë pozicion, por duhet të jemi të ndërgjegjshëm se skuadra ka pasur ndryshime të mëdha. E filluam mirë, por më pas patëm një seri rezultatesh negative. Kemi pasur dhe shumë dëmtime. Shpresoj që grupi të rikthehet i plotë e t’i kthehemi ecurisë pozitive”,përfundoi Shehi.