Shehi do ritëm, gjen zgjidhjen origjinale

Skënderbeu luan të dielën me Kastriotin në Krujë. Korçarët kërkojnë tre pikët dhe trajneri Shehi këtë ndeshje duket se nuk do të ketë sërish sulmuesin Ardit Hoxhaj, i cili ende nuk është rikuperuar pas dëmtimit të pësuar gjatë fazës përgatitore.

Korçarët, për të pasur ritmin e duhur, kanë menduar të bëjnë edhe një ndeshje miqësore para takimit me krutanët. Sot ata do të kenë përballë pogradecin fqinj dhe trajneri Shehi do të ketë mundësinë të shohë gjendjen e skuadrës së tij, që luajti të premten me Partizanin në shtëpi.

“Ndeshje miqësore! Sot, ora 17:00 në Stadiumin ‘Skënderbeu’ do të zhvillohet takimi miqësor ndaj Pogradecit. Drejtuesit e klubit kanë programuar në momentin e fundit një test në dispozicion të trajnerit Orges Shehi, i cili do të ketë mundësinë të provojë në kushte loje lojtarët që kanë pasur më pak minuta në dispozicion dhe lojtarët e ardhur së fundmi në provë”, njofton klubi korçar.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *