Shaqiri: Eksperienca me Bajernin do më ndihmojë të fitoj me Liverpulin

Xherdan Shaqiri u transferua te Liverpuli këtë merkato nga ekipi i Stok Sitit për shumën e 13 milionë paundëve. Lojtari me origjinë shqiptare ka folur për revistën zyrtare të klubit, duke treguar rrugën e duhur për të arritur në fitimin e trofeve, që mungojnë prej gjashtë vitesh në Liverpul.

Ai ka fituar Champions Ligën, dy tituj Kampionë, Kupën e Gjermanisë dhe Botërorin e Klubeve gjatë eksperiencës me Bajernin dhe dëshiron të ndihmojë shokët e skuadrës për t’u rikthyer te fitimi i trofeve.

“Objektivi i klubit është të fitojë diçka dhe ky duhet të jetë dhe qëllimi i skuadrës tonë. Ne duhet t’i marrim ndeshjet një nga një dhe të tentojmë t’i fitojmë të gjitha. Më pas do të mendojmë mbas fitores së një ndeshje: ‘OK, të vazhdojmë përpara dhe të shohim ndeshjen e radhës’. Kjo është mënyra për të arritur te titujt dhe shpresoj që do ia arrijmë këtë sezon të fitojmë.

Mbi të gjitha, në duam të përpiqemi të luajmë një futboll të bukur. Por, e dimë që ndonjëherë nuk vlen vetëm futbolli i bukur për të fituar, kështu që duhet të dimë si ti fitojmë ndeshjet. Kjo është e rëndësishme për të konkurruar me ekipet e tjera. Si një futbollist i ri në ekip, unë dua të luaj futbollin tim.

Shumica e lojtarëve më njohin nga fakti që kam luajtur në Premier dhe me Bajernin. Kam fituar shumë tituj me Bajernin dhe dua ta vendos eksperiencën time në funksion të Liverpulit. Jemi ekip i ri në moshë dhe dua të ndihmoj shokët për të fituar trofe”, përfundon 26-vjeçari i “The Reds”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online