Shansi i fundit: Bajerni do të besojë sërish te talenti portugez

Në futboll ka plot raste kur një futbollist i ri duket sikur do pushtojë botën, por shuhet pak nga pak sapo transferohet në një klub të madh. Natyrisht, jo të gjithë janë “përbindësha” si Kristiano Ronaldo, i cili nuk e ndjeu fare presionin kur la Sportingun për Mançester Junajtid. Rastet e Januzajt, për shembull, apo Kondogbiasë, janë domethënës, apo edhe rasti më i bujshëm, ai i mesfushorit portugez Renato Sançes.

Në Euro 2016 ishte mahnitës, ashtu si të Benfika, ndaj Bajerni vendosi të paguante 35 milionë euro, që në futbollin aktual duken kacidhe, por klubet gjermane shumë rrallë i paguajnë dhe jo për lojtarë 18-vjeçarë.

Në Mynih shkoi ters për Sançes, që nuk ua doli dhe verën e shkuar shkoi tw Suonsi në Premier Ligë, për 8.5 milionë euro.

Edhe aty keq, shumë keq, me klubin uellsian që ra nga Premier Liga angleze dhe mesfushorin qendror që dështoi, duke u bërë qesharak në disa ndeshje.

Tani Niko Kovaç ka vendosur t’i japë një shans të fundit portugezit, që në gusht do të mbushë 21 vjeç. Bajerni ka nisur përgatitjet për sezonin e ri, pa lojtarët që ishin në Kupën  e Botës, ndaj është shansi i Sançesit.

“Ai ka cilësi që në Bundesligë nuk i gjen, ndaj edhe Bajerni e bleu. Do të mundohem ta bëj të ndihet mirë, sepse një futbollist jep më të mirën vetëm kur është i qetë dhe i lumtur. Dua ta shoh të uritur dhe të motivuar për të luajtur çdo sekondë, që të bindem se ai është në nivelin që presim prej tij”, ka deklaruar Kovaç. Mesazhi është i qartë…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *