Uragani “belg” nuk ndalet, Brazili është jashtë Botërorit!

Kurtua! Mjafton ky emër, ky garanci, për të ndalur Brazilin dhe për ta dëbuar jashtë Rusi 2018… Belgjika nuk ndalet dhe arrin kualifikimin në gjysmëfinale, duke eliminuar pesë herë kampionët e botës në një ndeshje emocionuese, me raste, episode të dyshimta, shtylla dhe sidomos raste pa fund nga Seleçao. Brazili në lot, ashtu si edhe ylli i saj Nejmar, që në fund provoi të shënonte me një goditje të bukur, por fluturimi i portierit belg bëri që gjithçka të merrte fund, ashtu si shpresat e kombëtarës së artë…

993011468

Pjesa e parë foli për skuadrën belge, teksa Brazili ishte i pafat, me një shtyllë të shpejtë të Tiago Silvës dhe disa raste. Por, autogoli i pafat i Fernandinjos i hapi rrugën më lehtësisht djemve të Martinezit. Më pas, do të ishte një kundërsulm vrastar, me Lukakun, që shërbeu për De Brujne, i cili me një diagonale të fortë e dërgoi topin në rrjetë.

993011080

Seleçao u përpoq të reagonte, me Gabriel Zhesusin, por edhe Dagllas Kostën në pjesën e dytë, teksa edhe Firmino pati një rast të mirë. Por, gafa e Kutinjos, fare pranë portës, një penallti e lëvizshme, ishte padiskutim rasti më flagrant, edhe pse në fund, emocionet dhe ritmet e zemrës u shtuan, kur Nejmar provoi me një goditje të harkuar mjeshtërisht, por Kurtua fluturoi dhe grushtoi në goditje nga këndi.

992952376

Pas pesë minutash shtesë, arbitri vërshëlleu fundin… Brazili i bashkohet Argjentinës, Gjermanisë, Portugalisë dhe Spanjës, që i kishin dhënë lamtumirën Botërorit.

 

“Kazan Arena”, Kazan

Brazil-Belgjikë 1-2

Shënues: Augusto 75’/ Fernandinjo 14’ (a), De Brujne 31′

Brazil: Alison; Fagner, Silva, Miranda, Marselo, Fernandinjo, Paulinjo (Renato Augusto 73′), Uillian (Firmino 46′), Kutinjo, Nejmar, Gabriel Zhesus (Kosta 58′). Tr.: Tite

Belgjikë: Kurtua; Vertongen, Alderveild, Vitsel, De Brujne, Çadli (Vermalen 82′), Meunier, Hazard, Lukaku (Tilemans 86′), Felaini.  Tr.: Martinez

Gjyqtar: Milorad Maziç (Serbi)

Kartone të verdhe: Alderveild, Meunier

993009310

992964366

Golat

Min 75‘ Renato Augusto ngushton diferencën me kokë, i sapofutur. Asist i Kutinjos

Min 31′ De Brujne, me një kundërsulm perfekt, dyfishon, me diagonale të fortë nga krahu! Mposhtet sërish Alison

992962428

Min 13′ Fernandinjo devijon i pafat një krosim nga goditja e këndit dhe Belgjika kalon në avantazh

Episodet

 

PJESA E DYTE

Min 83′ Kutinjo shpërdoron. Nejmari i dhuron një pasim perfekt, por goditja e mesfushorit është totalisht e gabuar, mbi traun e portës

Min 80′ Augusto! Çfarë rasti Brazili. Sa pranë golit. Sërish mesfushori, por topi i goditur kalon ngjtur me shtyllën, teksa Kurtua e ndjek vetëm me sy…

Min 72′ Dagllas Kosta, në diagonale, vendos në provë Kurtua, teksa pasi portieri pret, topi përfundon te Nejmar, që godet, por gjen murin belg në mbrojtje

Min 62′ Hazard i afrohet golit të tretë, edhe pse nuk shënjestron aspak portë braziliane. Asist i De Brujne

Min 61′ Dagllas Kosta provon me të djathtën, por gjen përgjigjet e super Kurtua

Min 56’  Gabriel Zhezus, në zonën e rreptësisë, pasi kalon me topin poshtë këmbëve Vertongenin, pengohet nga Kompani, që nuk prek aspak topin, që ishte larguar në të majtë nga sulmuesi. Arbitri serb, Maziç, ndërpret lojën, konsultohet me VAR dhe pasi merr “ok”, vijon lojën duke mos akorduar penallti. Ka protesta braziliane.

Min 55′ Zhesus, me një ikje të bukur, ndez sfidën, teksa goditja e tij bllokohet nga portieri Kurtua

 

PJESA E PARE

Min 45+1 Mbyllet pjesa e parë

Min 41′  Kompani devijon nga goditja këndit, por Alison pret

Min 40’ De Brujne provon në goditje dënimi, por Alison grushton në goditje këndi, i mirëpozicionuar dhe i pabefasuar

993005138

Min 35’ Gabriel Zhesus… Marselo, nga krahu i majtë, kroson në qendër, me të majtën, Gabriel Zhesus, i pozicionuar në qendër, godet me kokë, por topi del jashtë pa pasur shumë shpejtësi

Min 30’ Në zhvillimet e një spastrimi të shkurtër të mbrojtjes belge, topi mbërrin te Nejmar që, nga 25 metra larg portës, kontrollon dhe qendërzohet duke goditur, por topi i nr.10 të Brazilit devijohet në goditje këndi

992951496

Min 26′ Provon Marselo, por topi i goditur prej tij nuk ka forcë dhe Kurtua e bën të vetin

Min 9’  Përgjigjet Belgjika, me Felainin, i cili provon të trembë portën braziliane, por topi i goditur prej tij del jashtë

Min 8’ Shtyllë Brazili! Goditje këndi nga e majta, Paulinjo kroson për Silvën që, i futur në zonë dhe pranë shtyllës së parë e devijon, por topi godet shtyllën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online