Shameti: Milinkoviç? Nuk i qesh kollaj buza

Ylli Shameti është një lider i padiskutueshëm në Kukës. Prej katër vitesh ka bërë mjaft mirë dhe tashmë është gati që të synojë të tjerë trofe në sezonin e ardhshëm. Në merkaton e verës nuk i munguan ofertat, por në fund zgjodhi që të mbronte ngjyrat e skuadrës ku ka fituar gjithçka. Në statusin e zëvendëskapitenit, synimi mbetet përsëri titulli kampion. Për “Supersport” Shameti flet për sezonin e ri, arsyen pse zgjodhi Kukësin, por dhe teknikun e ri serb.

SITUATA – “Kukësi ka ndryshuar shumë krahasuar me skuadrën që mbylli sezonin. Ata qe kanë qenë dhe janë larguar kanë bërë shumë mirë por besoj se edhe ata që kanë ardhur janë po aq të mirë. Mbrojtja e titullit s’do të jetë e lehtë.”

OFERTAT – “Luaj prej katër vitesh te Kukësi dhe nuk mendoj se kisha arsye të forta për të ndryshuar ambient prandaj vendosa të jap edhe një vit tjetër kontribut te kjo skuadër.”

RAPORTET – “Unë kam krijuar gjithmonë marrëdhënie korrekte te të gjitha skuadrat ku kam luajtur. Edhe me Gjicin kam pasur marrëdhënie shumë të mirë dhe korrekte, gjë që është reflektuat me këtë bashkëpunim afatgjatë me klubin e Kukësit.”

MILINKOVIÇ – “Nuk i qesh kollaj buza, por është trajner profesionist. Shpresoj të marrë më të mirën prej nesh.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online