Berat Gjimshiti zhvilloi një ndeshje të madhe në fitoren 3-0 kundër Juventusit dhe ndihmoi Atalantën të mbante të paprekur portën dhe të eliminonte bardhezinjtë nga Kupa e Italisë. Mbrojtësi i kombëtares kuqezi, të cilit i përfundon në verë kontrata me klubin bergamask, po zhvillon një kampionat shumë të mirë dhe ka rritur të bindë Gasperinit për t’i dhuruar një vend në formacion.
24-vjeçari ka zhvilluar 11-të ndeshje si titullar këtë sezon më Atalantën dhe ka shënuar një gol në Serie A kundër Interit. Pikërisht zikaltrit po interesohen për të, ashtu si dhe gjermanët e Shalkes. Milos Malenoviç, agjenti i Gjimshitit, vlerëson rritjen e performancës së tij në prononcimin e dhënë për “TMW” dhe fton dy klubet e interesuara të investojnë për shërbimet e shqiptarit.
“Kam dëgjuar për interesimin e Interit dhe Shalke 04, por nuk e di ku e kanë marrë këtë informacion. Nëse marrim parasysh faktin se si po luan me Atalantën, unë do t’i investoja 10 milionë euro për të blerë atë. Jam i lumtur për përmirësimet e mëdha që ka treguar Gjimshiti. Rritja e tij është një tjetër demonstrim i punës së madhe që po bën Atalanta dhe nuk kam asgjë tjetër për të shtuar”, përfundon agjenti i qendërmbrojtësit.