Donis Avdijaj si Rey Manaj, talent me shumicë, por karakter i vështirë, që i hap probleme.
Talenti i Shalkes pati probleme para pak ditësh, kur në miqësoren kundër Paderbornit nuk luajti fare. Shkak ishte një vonesë e tij para nisjes për në Paderborn.
Drejtuesit publikisht i kërkuan të respektojë rregullat, por Avdijaj postoi një mesazh në Facebook, duke shkruar se ishte vonuar pak minuta për ngrënien e mëngjesit, që sipas tij nuk ishte me detyrim.
Tani duket qartë se situata është acaruar shumë, sepse Shalke është nisur për fazë përgatitore në Austri dhe nuk e ka marrë fare Avdijajn.
Sinjal i qartë divorci, por Avdijaj ka klauzolë prej 49 milionë eurosh dhe askush nuk e blen, ndaj huazimi është opsioni i vetëm, për të mos luajtur me të rinjtë e klubit në kampionatet e fshatrave.