Balaj: Panuçi kishte vërejtje, nuk kam pasur asnjëherë raste sa sot

Bekim Balaj kishte raste e tij në ndeshjen me Skocinë, por nuk mundi që t’i shfrytëzonte. Për RTSH, sulmuesi komentoi fillimisht këtë humbje, duke treguar dhe strategjinë që ndoqi skuadra në këtë ndeshje.

Ndeshja me Skocinë…
E dinim se Skocia do të ishte agresive dhe u munduam që ta kontrollojmë lojën që të mos na shënonin. Na rrezikuan, por pjesa  e parë shkoi në barazim. Duhet të ruanim rezultatin dhe të provonim të rrezikonim. Duhet të bënim më shumë. Kishim raste shumë të mira që duhet t’i shfrytëzonim.

A mund të fitohet ndeshja me goditjen e parë në minutën e 51-të?
Të them të drejtën fitohet dhe në këtë mënyrë. Luanim jashtë fushës tonë dhe duhej të mbronim mirë dhe të kundërsulmonim. Në pjesë të dytë e bëmë më mirë diçka të tillë. Kur e mendon fitore duhet të krijosh më shumë raste, për të fituar duhet të shënosh.

Ku e shikoni këtë skuadër në fund të kualifikueseve?
Jemi në një pozitë të mirë. Kemi 3 pikë dhe kemi edhe dy ndeshje. Me Skocinë në Shqipëri do të përcaktohet dhe koka e grupit.

Do donit një pas vetes?
Të kesh lojtar afër është mirë, pasi ke një pikë referimi, ke mundësi pasimi. merr vëmendjen e lojtarëve, por këto janë zgjedhje të trajnerit.


Më tej sulmuesi Shkodran komentoi dhe për Supersport këtë humbje. Shkodrani vuri theksin tek fakti se asnjëherë nuk kishte humbur kaq shumë raste sa sot dhe për këtë gjë i vjen mjaft keq.

Kundërshtari i vështirë…
Skocia ka mbrojtës të fuqishëm, luan një futboll agresiv dhe e prisnim që do vuanim. Duhej të bënim diçka më shumë në sulm, është e vërtetë, por ishim nën presion dhe kishim shumë pak hapësira përpara.

Rastet e pakta…
Nuk kemi krijuar kurrë shumë raste me Kombëtaren. Kur krijon pak dhe nuk konkretizon, gjithçka bëhet e vështirë për të gjithë. Lodhja dhe volumi gjatë ndeshjes bëjnë që edhe ne sulmuesit të gabojmë.

Rasti i humbur për barazim?
Më vjen keq, sepse nuk besoj se kam pasur më shumë raste se sot kur kam luajtur me kombëtaren.

Panuçi…
Kishte vërejtjet e tij, por na tha që të shohim përpara, sepse kemi dy ndeshje në dispozicion për të tentuar arritjen e objektivit”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online