Bernard Shaland nuk ka lënë pa komentuar dhe zgjedhjen e Ardian Ismajlit, i cili la Kosovën për të luajtur për Shqipërinë. Tekniku zviceran ka theksuar se lojtari në fjalë i kishte premtuar ish-presidentit të FFK-së, Fadil Vokrrit, se ai do të luante për përfaqësuesen e ”dardanëve”.
“U çudita që Ardian Ismajli u largua nga ne, ai i ka premtuar Fadil Vokrrit që do të luante për Kosovën. Nuk është e lehtë të ftosh dikë që të luajë me Kombëtaren kur me skuadrën nuk ka luajtur asnjë minutë. Kur e ftova, ai tha që nuk do të luajë me Kombëtaren A dhe do të qëndroj tek U-21 dhe unë e respektova vendimin e tij. Jam i zhgënjyer pasi nuk mendoj se është një zgjedhje e mirë për të”.
“Preferoj vetëm lojtarë të cilët duan me çdo kusht të luajnë për Kosovën, lojtarë të cilët janë gati të japin çdo gjë për këtë vend. Demhasajn nuk e ftova, sepse i mungojnë minutat me klubin. Ai është një lojtar shumë i mirë, një futbollist për të ardhmen. Kam folur me Meritan Shabanin, Elvis Rexhbecajn, Bastien Tomën dhe ata kanë kërkuar kohë. I respektoj ata dhe vendimin e tyre dhe shpresoj që të vijnë, nëse do ta bëjnë, do të kemi një të ardhme fantastike. Kemi folur edhe me Florent Hadergjonajn e Hudersfildit. Ai e do Kosovën, por ka respekt të madh për Zvicrën, ndaj do që t’i përfaqësojë. Ne e respektojmë, por ka ende pak shpresë, pasi nuk ka luajtur ende me ata”.