Momenti për “çështjen” Kale, Daja “qan” një mungesë ndaj Partizanit

Flamurtari nuk mundi që t’i rezistonte dot Skënderbeut, pasi u the nga një gol në minuta e fundit i Devi Bregut. Një vlonjat që ndëshkoi Flamurtarin, por i tillë është futbolli. Kampionati do të ndërpritet për shkak të ndeshjeve të Kombëtares dhe duket një moment i mirë për frymëmarrje.

Një nga çështjet më të nxehta në Vlorë është ajo e Elton Kale. Braziliani prej kohësh stërvitet me kuqezinjtë, por në FSHF rezulton një kontratë që e mban të lidhur ne Kukësin. Lotari pretendon se ka falsifikim, Kukësi në anën tjetër pret lojtarin të rikthehet. Situatë jo emirë, me Flamurtarin që në distancë pret që çështja të zgjidhet.

Në konferencën para ndeshjes me Skënderbeu trajneri Ilir Daja tha diçka që ka vend për interpretim. Tekniku u shpreh se dhe në këtë ndeshje Kale nuk do të jetë gati, duke lënë të nënkuptohet se çështja mund të zgjidhet dhe shumë shpejt mund të merret një vendim. Është në të mirë të të gjithëve që kjo situatë të marrë një zgjidhje, si për lojtarin që nuk luan, si për Flamurtarin që pret një lojtar që nuk dihet nëse është i lirë, ashtu dhe për Kukësin që kërkon të hedhë poshtë akuzat për falsifikim. Do të jenë këto 10 ditë vendimtare për fatin e Kales? Të presim dhe të shohim,

I vetmi i ndëshkuar me karton të verdhë nga Flamurtari në ndeshjen me Skënderbeun ishte Goran Siljanoviski. Maqedonasi mori kartonin e katërt të verdhë dhe është i detyruar që ta ndjekë nga tribuna ndeshjen e radhës me Partizanin. Lajm jo i mirë për Dajën, pasi 28-vjeçar është një prej lojtarëve më të rëndësishëm të vlonjatëve çka dëshmohet nga fakti se ka qenë në fushë në 13 ndeshje këtë edicion, duke mos humbur asnjë minutë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online