Shaland bën revolucion, ja si luan Kosova

Kosova përballet prej orës 18:00 me Ishujt Faroe dhe synimi i skuadrës së drejtuar nga Bernard Shaland janë tre pikët. Në këtë takim tekniku zviceran ka bërë ndryshime në formacion, disa edhe të detyruara.

Benjamim Kololli nuk është dhe Fidan Aliti pritet të zhvendoset në krahun e majtë të prapavijës. Në krahun tjetër luan sërish Vojvoda. Dallku është risia tjetër. Ai do të plotësojë qendrën e mbrojtjes së bashku me Rrahmanin.

Ndryshime të shumta edhe në mesfushë. Gjendja fizike e Valon Berishës nuk është shumë e mirë dhe Idriz Voca e Shala do të luajnë në qendër. Kryeziu mungon gjithashtu, ndërkohë që Avdijaj do të luajë si “playmaker”.

Nuhiu në sulm do të ketë mbështetjen e Zenelit dhe Rashicës. Ky i fundit do të zërë vendin e Edon Zhegrovës. Sa i takon portës, ajo do të mbrohet nga kapiteni Samir Ujkani.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *