Sezone të dështuara, 2 trajnerë të Bundesligës mbeten pa punë

Teksa kanë mbetur edhe pesë raunde nga mbarimi i Bundesligës, shumica e klubeve kanë menduar që të mendojnë për sezonin tjetër.

Herta e Berlinit njoftoi mbylljen e bashkëpunimit me trajnerin hungarez Pal Dardai. 43-vjeçari e mbante këtë post prej më katër vitesh e gjysmë. Dardai do të vazhdojë të jetë trajneri i skuadrës deri në përfundim të sezonit. Arsyeja për këtë vendim vjen si pasojë e luhatjeve të shumta të skuadrës gjatë këtij sezoni.

Një tjetër klub që pritet të zyrtarizojë një trajner të ri është Volfsburgu. Bruno Labadia nuk ka më mbështetjen e drejtuesve dhe kontrata e tij nuk do të rinovohet. Kandidati numër një për të zëvendësuar gjermanin është trajneri i Lask Linz, Oliver Glasner, i cili ka bërë një punë të shkëlqyer në Austri, duke çuar një ekip me financa modeste në vend të dytë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *