Serran “zbraz” dufin: Ndershmërinë nuk ma vënë dot në dyshim

Ish-mbrojtësi i Kukësit, Alberto Serran, ka mbyllur me shpejtësi kapitullin Shqipëri, duke u kthyer në Spanjë më shpejt sesa shkeli në vendin tonë, sepse realisht periudhën më të madhe e kaloi në udhëtim, në Austri e Moldavi.

Tani Serran është larguar, ka prishur kontratën me Kukësin, nuk dihet ende qartësisht e kërkoi ai apo e larguan, por me një postim në Facebook mbrojtësi 33-vjeçar ka dashur të sqarojë disa gjëra, duke u mbrojtur për gjithë akuzat që ka pasur te Kukësi.

“Siç mund ta dini, aventura ime në Shqipëri mori fund. Ka qenë një eksperiencë e shkurtër, por shumë intensive dhe mjaft e vështirë…

Gjithçka ka qenë e re për mua dhe kam përjetuar momente që nuk ia uroj askujt, por si në jetë, eksperiencat negative shërbejnë për përmirësuar një futbollist.

Falënderoj ata që kanë pasur besim tek unë dhe më kanë mbështetur, por në jetë has edhe në njerëz që marrin vendime në bazë të mënyrës së jetesës dhe rrënjëve kulturore. Megjithatë, ajo që kurrë askush nuk do të mund të më akuzojë dhe të ma vërë në dyshim është profesionalizmi im, puna ime dhe ndershmëria që kam në këtë profesion”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *