Albert Serran ka firmosur për Kukësin, është prezantuar zyrtarisht dhe ka folur për faqen zyrtare të Kukësit, duke lëshuar deklaratën e parë si pjesë e kampionëve të Shqipërisë.
“Jam shumë i lumtur që kam arritur marrëveshjen me ekipin e Kukësit. Më kanë pëlqyer njerëzit dhe gjithçka tjetër ka shkuar mjaft mirë. Jam mësuar me kërkesat e klubit dhe i kam objektivat e qarta, e di çfarë presin prej meje. E di që duhet të jap maksimumin për të arritur sa më larg në Champions League.
“Para se të vija jam njohur edhe me historinë e Kukësit në Kupat e Europës dhe e di se aty kanë pasur shumë sukses. Di diçka për Kukësin, edhe pse jo shumë. Verilindorët janë ekipi kampion i Shqipërisë. Kam biseduar me menaxherin e klubit për të ardhur këtu”.
Tani Kukësi shpreson që Serran të ambientohet sa më shpejt dhe të jetë në formë sa më të mirë fizike për kupat e Europës, por edhe për sezonin e ardhshëm, ku me përforcimet e kryera, Kukësi është sërish pretendent serioz për titull.