Seria B: tërhiqet TAR, për momentin kampionat me 19 ekipe

E papritur në Serinë B italiane. Gjykata Administrative Rajonale u tërhoq dhe pranoi kërkesën e prezantuar nga Federata Italiane dhe Liga B italiane, duke anuluar vendimin e së shtunës së kaluar, kur pranoi kërkesat e Ternanas dhe Pro Verçelit rreth rikthimit të mundshëm të dy skuadrave, që ranë nga kategoria.

Kjo bën që për momentin, kampionati i Serisë B të vazhdojë (të paktën në parim) me 19 skuadra. Ky ishte vendimi i marrë nga Kolegji i Garancisë së Komitetit Olimpik Italian, i kryesuar nga Fratini më 11 shtatorin e kaluar.

Të reja rreth fillimit të kampionatit të kategorisë së dytë italiane, por edhe mënyrës së organizimit të garës, priten më datë 26 shtator, kur Gjykata Administrative do të zhvillojë një mbledhje kolegjiale. Aty shpresohet se do të përcaktohet edhe zgjidhja përfundimtare për edicionin e ri të Serisë B dhe data e fillimit të kampionatit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online