Bajerni shëtit në Lisbonë, gol dhe duartrokitje për Sançez

Bajerni i Mynihut e nisi në mënyrën më të mirë rrugëtimin në Champions League, duke fituar në atë që mendohej si ndoshta fusha më e vështirë në Grupin E. Bavarezët kaluan 2-0 në Lisbonë përballë Benfikës, në një ndeshje ku gjithçka u duk e lehtë, pas avantazhit të shpejt me Robert Levandovskin. Sulmuesi polak gjeti rrugën e golit pas vetëm 10 minutave lojë dhe prej aty gjithçka shkoi sipas parashikimeve për ekipin e Niko Kovaç.

Praktikisht një festë për kampionët e Gjermanisë, aty ku Arjen Roben u aktivizua në sezonin e 17-të në Champions League, duke barazuar një legjendë si Pol Skolls. Përpara tyre janë vetëm Rajan Gigs, që ka luajtur për 19 edicione të turneut më të rëndësishëm europian për klube dhe Lionel Mesi, që me aktivizimin e së martës përballë PSV vendosi primatin me 20 edicione të luajtura.

Goli i dytë për Bajernin u realizua nga Renato Sançez. Ylli i rritur në akademinë e Benfikës, shënoi përballë ish-skuadrës së tij. Në shenjë respekti, ai nuk festoi për golin, ndërsa reagimi i tifozëve ishte i shkëlqyer, me thuajse të gjithë stadiumin që u ngrit në këmbë për ta duartrokitur. Me fitoren e arritur, Bajerni barazon Ajaksin në krye të grupit me tre pikë, me holandezët që më parë kishin fituar 3-0 me AEK-un e Athinës. Taljafiko, me dy gola në fillim dhe në fund të pjesës së dytë të ndeshjes dhe një rrjetë e van de Bek në mes, i dhanë suksesin Ajaksit.

Grupi E

Benfika – Bajern Mynih 0-2

Shënues: Levandovski 10’, Renato Sançez 54’

Ajaks – AEK Athinë 3-0

Shënues: Taljafiko 46’, 90’, van de Bek 77’

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online