Një ndër tenistet më të mëdha në histori, Serena Uilliams është shpallur Femra e Vitit nga revista e famshme GQ, por kopertina e revistës ka bërë të plasin polemikat në rrjetet sociale, në lidhje me shkrimin e emrin “Femër” mes thonjëzave.
Tenistja 37-vjeçare, e quajtur “Kampionia” nga revista, është në një nga 4 kopertinat e numrit të dhjetorit “Meshkujt e vitit”.
Announcing GQ’s Men (and Woman) of the Year 2018: @michaelb4jordan, @henrygolding, @jonahhill, and @serenawilliams (featuring handwriting by @virgilabloh) https://t.co/EpG3lKCJ3r #GQMOTY pic.twitter.com/6MgczSxSpq
— GQ Magazine (@GQMagazine) November 12, 2018
GQ, që i bëri femrat pjesë të listës “Meshkujt e vitit” që prej vitit 2003, e ka përfshirë Serenën krah aktorëve Majkëll B Xhordan, Henri Golding dhe Xhonah Hill.
Në shkurt Uilliams lindi vajzën e vet dhe pati jo pak ndërlikime shëndetësore, por brenda pak muajsh u kthye në stërvitje dhe mbërriti në finalet e Uimbëldonit dhe US Open, të cilat i humbi, finalja e fundit kundër Naomi Osakas, ku pati një grindje të egër me arbitrin, duke e quajtur “hajdut”.
hmm pic.twitter.com/hG4vAtTDTE
— E. Alex Jung (@e_alexjung) November 12, 2018
Kopertina e GQ ka krijuar debat të ashpër në lidhje me thonjëzat në fjalën Femër, por revista e shpjegoi me faktin se fjala ishte shkruar nga dizajneri Virxhil Abloh, i cili përdor thonjëza në punën e tij, siç bëri me veshjen e Serenës në US Open, ku shkruhej “Serena” në thonjëza.