Selltik zyrtarizon mbrojtësin e ri, tashmë Tierni-Arsenal është autostradë

Hatem Abd Elhamed është mbrojtësi më i ri i Selltikut. 28-vjeçari vjen nga izraelitët e Hapoel Ber-Sheva. Ai do të firmosë kontratë 4-vjeçare me skocezët. Akoma nuk bëhetn të ditura shifrat e operacionit.
Me ardhjen e tij te kampionet, buzëqesh Arsenali. Londinezët duan me çdo kusht shërbimet e Kieran Tiernit. 22-vjeçari ka spikatur me shërbimet e tij dhe Emeri e dëshiron ta ketë nën urdhëra.

Mediet raportojnë se është arritur marrëveshja me 22-vjeçarin dhe mbetet vetëm bindja e Selltikut. Me ardhjen e Elhamed, këta të fundit me shumë mundësi do të hyjnë në negociata për talentin. Vlera e tij në merkato është 12.1 milionë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *