Seleksionimi i vitlindjes 2008, Shqipëria U-15 grumbullon 25 lojtarë për t’i testuar

Kombëtarja shqiptare U-15 do të zhvillojë këtë të enjte një tjetër seleksionim një ditor, ku do të jenë të ftuar rreth 25 futbollistë të vegjël të vitlindjes 2008, të cilët janë pjesë e kampionatit shqiptar të moshave. Ky seleksionim që do të zhvillohet në Qendrën e Ekipeve Kombëtare në Kamëz ka si synim vëzhgimin nga afër të elementëve të talentuar të kësaj grupmoshe që aktivizohen në kampionatin shqiptar e që mund të jenë të vlefshëm për ekipet zinxhir kuqezi.

Departamenti i Ekipeve Kombëtare në FSHF po monitoron çdo ditë nga afër çdo futbollist të ri, brenda dhe jashtë kufijve shqiptarë, me qëllim rinovimin dhe forcimin e ekipeve kombëtare dhe prurjen e elementeve të rinj në skuadra. Për ekipin kombëtar U-15, ky është seleksionimi i dytë që zhvillohet në këtë vit, teksa në janar, nën urdhrat e trajnerit Armand Dama dhe stafit të tij kanë kaluar 75 futbollistë, ku 25 më të spikaturit janë ftuar sërish të tregojnë vlerat ditën e nesërme. Më poshtë edhe lista e lojtarëve të ftuar nga trajneri Dama në këtë seleksionim të radhës:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online