Statistika që tregon shumë, Mesi nuk i ka shënuar Realit të Madridit që kur iku Ronaldo

PSG arriti të fitojë vetëm në sekondën e fundit ndaj Realit të Madridit, duke e bërë më të lehtë ëndrrën për kualifikim në çerekfinale. Megjithatë, Lionel Messi kishte mundësinë të shënonte gol nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 62-të.

Argjentinasi nuk po arrin të gjejë formën e tij tek Barcelona. Në vitin 2022 ai ka arritur të shënojë vetëm një gol për skuadrën pariziene. Me penalltinë e humbur, Lionel Messi nuk arriti të prishë një rekord negativ ndaj Realit të Madridit.

34 vjeçari nuk ka regjistuar asnjë gol apo asist ndaj Realit të Madridit që në verën e vitit 2018, që përkon me largimin e Cristiano Ronaldos tek Juventusi. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online