Sekretari Zaka: Javën tjetër nis shtrimi i tapetit në Lushnje

Teksa Lushnja do të vazhdojë deri të dielën periudhën përgatitore në Pogradec, sekretari i klubit verdhjeshil, Irakli Zaka, ka qenë dje në stadiumin “Roza Haxhiu” për të ndjekur punimet për fushën e re, si dhe për rikonstruksionin e këtij impianti. Ka nxitim tek lushnjarët, sepse kërkojnë që ta mbyllin sa më shpejt këtë dhe sezoni i ri në Kategorinë Superiore t’i gjejë në stadiumin “Roza Haxhiu”.

Për “Sport Ekspres” sekretari Zaka flet për kushtet e mira stërvitore që i janë ofruar ekipit në Pogradec. Zyrtari lushnjar tregon edhe për stërvitjeën mjaft profesionale që po bën stafi teknik. “Mund t’iu them se këto 10 ditë të qëndrimit të ekipit në Pogradec, futbollistët kanë ngritur në dimensione maksimale parametrat fizik dhe ato teknik. Zhvillimi i përgatitores verore në Pogradec ka ngritur ndjeshëm edhe moralin e futbollistëve në aspektin psikologjik çka do ti shërbejë mjaft pozitivisht ekipit gjatë kampionatit”, thekson Zaka, i cili më pas është ndalur tek punimet në stadiumin “Roza Haxhiu”.

“Mendoj se deri të dielën i japim fund përgatitjes dhe nivelimit të shtratit të fushës dhe javën tjetër fillojmë me shtrimin e tapetit të ri. Vura re se edhe punimet në ambientet e brendshme të tribunës së stadiumit kishin avancuar. Kjo më bën optimist që të mendoj se rikostruksioni total i stadiumit do të përfundojë në një afat të pranueshëm kohor në funksion të zhvillimit sa më të shpejtë të ndeshjeve të shtëpisë të këtij  kampionati në “Roza Haxhiu”, ka pohuar në mbyllje sekretari Zaka. 

Arjan Likja

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online