Teuta gjen miqësore dhe… Tairin

Teuta prej së martës është zhvendosur drejt Ohrit, aty ku po zhvillon përgatitjet në prag të nisjes së sezonit të ri futbollistik. Trajneri Magani do të shohë sërish gjendjen e ekipit të tij, që tashmë ka ndryshuar fytyrë dhe është më i plotë. Këtë mundësi ja jep miqësorja e sotme me FC Struga Trim Lum, që do të zhvillohet prej orës 17:00.

Në këtë ndeshje stafi teknik do të ketë mundësinë të shohë nga minuta e parë gjendjen e mesfushorit Abe Oluasina, 26-vjeçarit nigerian që iu bashkua durrsakëve në fillim të javës. Ndërkohë janë rikthyer edhe Moçka e Çmajçanin, që ishin shkëputur nga skuadra që prej përfundimit të sezonit futbollistik. Në miqësoren e sotme Teuta do të gjejë një njohje të vjetër, pasi pjesë e ekipit të Strugës është edhe mesfushori Flamur Tairi, që për tre sezone ka veshur fanellën e durrsakëve, duke qenë një nga lojtarët më të spikatur. Aktualisht ai po luan në Maqedoni, ndërkohë që në Shqipëri ka veshur edhe fanellën e Bylisit.

STADIUMI – Ndërkohë që ekipi po punon në Ohër, drejtuesit e klubit po përkujdesen që stadiumi “Niko Dovana” të jetë gati për nisjen e kampionatit. Sikurse dihet, kanë nisur prej rreth një muaji punimet për meremetimin e ambienteve të tribunës kryesore, që është lyer së fundmi, ndërkohë që edhe sektori VIP dhe ai i medias ka pësuar ndryshime. Gjithashtu në tribunën përkarshi janë bërë punime dhe pritet vendosja e stolave, që do t’i jepte tjetër pamje asaj. Një tjetër proces pune që po mbyllet është edhe vendosja e orës elektronike, që kishte dalë jashtë funksioni prej kohësh.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online