Sefa: Trajneri ynë është Bano

Sulmuesi veteran i Lushnjes, Fatjon Sefa, shënoi golin e fitores kundër Teutës, suksesi i parë sezonal, që kthen lagunarët në valle për mbijetesë, mbi të gjitha në aspektin psikologjik.

Pas ndeshjes, për Supersportin Sefa deklaroi se tashmë skuadra pret kthimin e trajnerit Bano, duke bërë sërish thirrje për kthimin e trajnerit të larguar ditët e fundit: “E kam thënë edhe më parë dhe e përsëris, Artan Bano është trajneri ynë. Do kemi një takim me kryetarin për trajnerin Bano, shpresoj të na rikthehet. Ishte puna e tij që u reflektua sot. Ka bërë një punë shumë të mirë me ne, është një trajner i shkëlqyer dhe njeriu i duhur për Lushnjen.

“Që në fillim na keni quajtur të rënë, edhe pse është vetëm fillimi. Trajneri na ka mbështetur, them se ka qenë me ne gjatë gjithë javës pas kuintave. Nuk është se fituam se iku Bano, sot patëm edhe fat, ndërsa më parë jemi ndalur edhe nga arbitrat, sepse na kanë rënë në qafë, edhe sot dukej sikur luhej në Durrës, jo në Lushnje”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online